Vrasja e Gentjan Bejtjas, Edison Haxhiu u arrestua teksa po çonte “Golf”-in në një lavazh në TEG

Aktualitet

Vrasja e Gentjan Bejtjas, Edison Haxhiu u arrestua teksa po çonte

Dy personat e arrestuar Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, janë ndaluar si të dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas.

Makina  e Haxhiut, mjeti tip "Golf" është identifikuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa policia e ka lokalizuar 1 ditë me parë teksa Haxhiu e ka çuar për ta larë në një lavazh në zonën e TEG në Tiranë.

Mjeti nuk është arritur të lahet, pasi ka ndërhyrë policia.

Policia ka bere këqyrjen e mjetit me shpresën e gjetjes se gjurmëve të gishtave apo fijeve të flokut apo qofte dhe gjurmëve biologjike.

Dy personat e arrestuar nuk kanë pranuar të flasin dhe japin shpjegime për vendndodhjen e Golfit pikërisht në vendin ku u dogj makina.

Hetimet janë duke vijuar, por deri në këtë faze të hetimit veç dyshimeve nuk ka asnjë akuzë për vrasje ndaj Gentjan Bejtjas.

Haxhiu akuzohet për Sigurim i kushteve për të kryer vrasje dhe Ilir Beqaraj akuzohet për mbajtje pa leje të armëve dhe municionit.

 

ME TE LEXUARAT