Vrasja e biznesmenit Nikulaj në Lezhë/ Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin Ruben Saraiva

Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Nikulaj në Lezhë/ Prokuroria kërkon burgim

Pas afro dy vitesh proces gjyqësor në Gjykata e Lezhës, Prokuroria ka paraqitur sot pretencën për shtetasin portugez Ruben Saraiva, i akuzuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj.

Seanca gjyqësore zgjati rreth një orë, gjatë së cilës organi i akuzës kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për Saraivën. Sipas Prokurorisë, ai është autori i vrasjes së ndodhur në prill të vitit 2023 në Shëngjin, ngjarje që tronditi opinionin publik.

Referuar dosjes hetimore, i pandehuri akuzohet për veprat penale “Vrasje e kryer për interes ose hakmarrje”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Krimi ndodhi brenda ambienteve të një lokali në Shëngjin, ku Nikulaj u qëllua për vdekje. Sipas akuzës, ngjarja ishte e organizuar dhe e planifikuar në detaje, ndërsa roli i Saraivës konsiderohet kyç në ekzekutimin e saj.

Në seancat e mëparshme janë paraqitur prova materiale, dëshmi dhe ekspertiza që, sipas Prokurorisë, provojnë përfshirjen e të pandehurit në këtë ngjarje të rëndë. Vendimi i gjykatës pritet të shpallet në vijim.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion