Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, identifikohet autori i dyshuar nga Vlora

Aktualitet

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, identifikohet autori i

Zbardhen detaje të reja  lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Salari të Tepelenës, ku mbeti i vrarë biznesmeni italian Edoardo Sarchi, 44 vjeç.


Burime bëjnë me dije se policia ka identifikuar autorin e dyshuar, i cili mësohet se është një shtetas nga Vlora.

Forcat e policisë kanë nisur një aksion për kapjen e tij, ndërkohë që janë rikthyer sërish në vendngjarje për të kryer verifikime të mëtejshme. Dyshohet se biznesmeni talian u qëllua nga një person i tretë.

Ngjarja ndodhi pas mesnatës së të premtes, në një zonë të quajtur “Dilan”, midis fshatrave Nivicë dhe Salari. Trupi i pajetë i Edoardo Sarchit u gjet me një plumb në kokë, ndërsa ai thuhej se ndodhej për gjah së bashku me katër persona të tjerë.

Mes tyre ishte ortaku i tij në biznes, Eqrem Braçi, si dhe dy djemtë e këtij të fundit, Gazmenti dhe Danieli.

ME TE LEXUARAT