Lezhë, 25-vjeçari i qëlluar me armë, pista e policisë: Mund të jetë vetëvrarë!
Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht në lidhje me krimin e ndodhur mesditën e sotme në Lezhë, ku ka mbetur i vrarë një 25-vjeçar.
Bëhet me dije se Romario Brunga është qëlluar me armë zjarri brenda automjetit të tij.
Nuk dihet ende nëse i riu është vetëvrarë apo kemi të bëjmë me një vrasje të mirëfilltë.
Njoftimi i plotë:
Lezhë/Informacion Paraprak
Në rrugën e vjetër të Balldrenit është gjetur i pajetë brenda në automjetin e tij, shtetasi R. B., rreth 25 vjeç. Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor, është gjetur brenda në automjet një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë.
Po nga veprimet e para, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri.
Në lidhje me këtë ngjarje do të ketë informacion më të plotë pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.