Vrasja e 14 vjeçarit në Tiranë/ Gjyshi i një nxënëseje: Ishte djalë i mbarë, të tjerët e ngacmonin

Aktualitet
Vrasja e 14 vjeçarit në Tiranë/ Gjyshi i një

Vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës Fan Noli i ka tronditur të gjithë. Një qytetar i një nxënëseje gjatë një interviste për mediat tha se e kishte marrrë vesh për ngjarjen kur kishte ardhur në shkollë për të marrë mbesën. Më tej ai shton se mbesa e tij e madhe e njihte viktimën duke theksuar se nxënësit e tjerë e ngacmonin.

“Nuk mjafton vetëm një portier, sa për të hap dhe të mbyllur portën.Erdha për të sjellë vajzën, është në klasë të katërt. Vajza e madhe e njihte, ishte djalë i mbarë s’ka pasur konflikte. Të tjerët e ngacmonin se sa ai vetë. 

Në çdo shkollë ndodhin këto gjëra. Duhet një oficer sigurie për shkollat. Ne si gjyshër jemi në shërbim të fëmijëve. Kjo detyrë nuk është e jona. Sigurimin e fëmijës e bën tjetërkush, jo unë, unë jam një korrier për t’i sjellë, për t’i marrë.

Nuk i di detyrat e oficerit të sigurisë, por flas se çfarë duhet bërë”, u shpreh qytetari.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion