Vrasja e 14-vjeçarit, Braçe: Rast model dezinformimi me synim politik, janë atakuar qëllimisht SPAK e BKH

Kryetari i Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe në një deklaratë për mediat u ndal edhe tek vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani. Braçe tha se kjo ngjarje është një model tipik dezinformimi, që sipas tij po vazhdon ende. Për qëllime politike, Braçe thotë se janë atakuar qëllimisht SPAK e BKH.
Për gazetarët, Braçe tha se Komisioni ka kërkuar edhe hetimin e këtij aspekti, të dezinformimit.“Ngjarja në Tiranë pranë një shkolle ka sjellë në vëmendje këtë gjë. Prokuroria po bën çfarë është e mundur për ti shkuar në fund krimit.
Nisur nga informacionet që u ndanë i kemi kërkuar prokurorisë të hetojë deri në fund një rast model dezinformimi që i është bashkëngjitur atij krimi. Një rast shumë i qartë dezinformimi me synim të qartë politik që vazhdon. Komisioni ka kërkuar edhe hetimin e këtij aspekti, të dezinformimit.
Në raport me SPAK, BKH dhe me atakun e drejtpërdrejtë apo përfshirjen në ngjarje të këtyre institucioneve”, tha Braçe.Nëse boshllëku ligjor për reagimin ndaj dezinformimit nuk përmbushet para zgjedhjeve, Braçe thotë se do ketë probleme sidomos në asketin e financimit të fushatave të partive politike.
“Nëse ky boshllëk nuk përmbushet para zgjedhjeve do ketë probleme në financimin fushatave, por edhe sa i takon dizinformimit. Mjafton t’iu sjell rastin e Rumanisë”, vijoi Braçe.


