Vranësira dhe shira, ja parashikimi i motit për sot

Aktualitet

Vranësira dhe shira, ja parashikimi i motit për sot

Moti në vendin tonë, ditën e sotme, do nisë me kthjellime dhe vranësira të lehta. Sipas meteoalb duke ju afruar mesditës dhe kryesisht gjatë pasdites vranësirat shtohen në  vendin tonë duke sjellë shira të izoluar dhe të dobët. Këto kushte atmosferike mbeten edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur  vlerat ditore nga 4 deri 22°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det krijohet dallgëzim 4 ballë.

ME TE LEXUARAT