Vranësira, reshje shiu dhe dëborë në mal, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktualitet

Vranësira, reshje shiu dhe dëborë në mal, ja parashikimi i

Moti në vendin tonë ditën e sotme karakterizohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Sipas MeteoAlb, në pjesën e dytë të ditës parashikohet ri-fuqizim i vranësirave në një pjesë të mirë të vendit, duke sjellë reshje të përkohshme shiu në territorin Shqiptar. Në majat e maleve do të ketë reshje dëbore.

Mot kryesisht i vranët mbizotëron në të gjithë vendin, ku më të shpeshta vranësirat mbeten në qendër dhe jug të vendit duke rrezikuar reshje shiu si edhe reshje te pakta dëbore në majat e maleve. Orët e pasdites do të kenë përmirësim të përkohshëm të motit duke ri-kthyer kthjellimet, kjo pasi mbrëmja shton serish vranësirat në territor duke krijuar mundësi për reshje të pakta në zonat jugore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit po ashtu dhe mesditës mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi Verior-Verilindor duke gjeneruar ne Adriati dhe Jon dallgëzim mbi 4 ballë. /shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion