Vranë “të fortin” e Shkodrës, lihet në burg një prej të arrestuarve
Lajmifundit
/
6 April 2021, 12:33
Aktualitet

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Hydajet Mehmeti, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Ridvan Ramazanit.
Mësohet se në seancën gjyqësore Mehmeti nuk ka pranuar që të japë deklarime.
Ndërkohë, avokati i të akuzuarit ka kërkuar “arrest shtëpie” për të, pasi sipas tij, ai ka qenë thjeshtë drejtues mjeti dhe jo autori i vrasjes.

