Vra*ja e Ermir Dedjas, policia identifikon dhe shpall në kërkim dy persona

Aktualitet

Vra*ja e Ermir Dedjas, policia identifikon dhe shpall në kërkim dy

Policia e Durrësit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona të dyshuar për përfshirje indirekte në atentatin ndaj 29-vjeçarit Ermir Dedja.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, hetimet po avancojnë në drejtimin e duhur dhe kanë ndihmuar në hedhjen dritë mbi mënyrën e organizimit të atentatit.

Dy personat e shpallur në kërkim dyshohet se kanë luajtur një rol të rëndësishëm në sigurimin e logjistikës së nevojshme për autorët e krimit, përfshirë edhe mjetin që u përdor për realizimin e atentatit.

Sipas hetuesve, autorët e dyshuar të ekzekutimit janë dy individë të tjerë, ndërsa bashkëpunëtorët kanë vepruar për të krijuar kushtet që vrasja të kryhej pa lënë gjurmë.

Ekspertët e kriminalistikës kanë arritur të rikuperojnë disa prova nga mjeti i djegur në zonën e Gërdecit, të cilat janë dërguar për analizë në laboratorin shkencor.

Rezultatet pritet të ndihmojnë më tej në identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të së hënës, kur Dedja ndodhej në shoqërinë e dy personave të tjerë. Ai u qëllua me armë zjarri dhe një plumb në gjoks i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Hetimet vazhdojnë me intensitet për të çuar para drejtësisë autorët dhe bashkëpunëtorët e kësaj vrasjeje të rëndë./BW

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion