Vlorë, gjendet e pajetë e moshuara në banesë, dyshohet se…
Lajmifundit
/
7 Prill 2025, 12:34
Aktualitet

Një 62-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në fshatin Gjorm. Dyshohet se e moshuara ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftim:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materiale në Prokurori, pasi më datë 06.04.2025, në fshatin Gjorm, Vlorë, dyshohet se ka humbur jetën në banesë, si pasojë e një arresti kardiak, shtetasja H. V., 62 vjeçe.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


