Vlora sërish pa ujë të pijshëm! Ujësjellësi paralajmëron ndërprerje të furnizimit, shkak...

Aktualitet

Vlora sërish pa ujë të pijshëm! Ujësjellësi

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve ka paralajmëruar sërish ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Sipas njoftimit të publikuar, këtë të premte, nga ora 8:00 deri në orën 18:00, do të stakohet Stacioni Nr. 4, për shkak të punimeve në rrjetin ujësjellës.

Vlora sërish pa ujë të pijshëm! Ujësjellësi

Për pasojë, zona e Vlorës që furnizohet nga depoja e qytetit do të mbetet pa ujë gjatë pasdites, ndërsa furnizimi në orarin e mëngjesit do të vijojë normalisht.

Pak javë më parë, qyteti i Vlorës përjetoi një problematikë të madhe me furnizimin me ujë, kur për shkak të një avarie në rrjet, qytetarët mbetën pa ujë për një periudhë prej 6 ditësh. Kjo situatë shkaktoi protesta masive të qytetarëve, të cilët kërkuan zgjidhje urgjente, duke nxitur reagimin e shpejtë të institucioneve shtetërore që mundësuan riparimin e defektit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion