Vinte nga Greqia në Shqipëri, bllokohet 1 ton mjaltë pa dokumentacion në Kapshticë

Aktualitet

Vinte nga Greqia në Shqipëri, bllokohet 1 ton mjaltë pa

Dega e Doganës Kapshticë ka bllokuar rreth 1 ton mjaltë, sasi që nuk kishte dokumentacionin përkatës për të vërtetuar sigurinë ushqimore të produktit.

Sasia e ardhur për import dhe tregtim në vendin tonë është bllokuar në magazinën doganore deri në kryerjen e të gjitha analizave dhe procedurave të kërkuara ligjore.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe strukturat e saj e vlerësojnë me prioritet sigurinë ushqimore. Mbrojtja e konsumatorit dhe garantimi i standardeve të sigurisë në import mbeten objektiva parësore edhe në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional./Ballkan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion