Vijon “Tempulli 2”, arrestohet 36-vjeçari i shpallur në kërkim për drogë

Aktualitet

Vijon “Tempulli 2”, arrestohet 36-vjeçari i shpallur në

Policia e Tiranës ka arrestuar një 36-vjeçar të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Tempulli 2”.

Sipas njoftimit në pranga ra shtetasi F. M., 36 vjeç, banues në Tiranë. 36-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë dhe 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro, 630 paund.

Tiranë/Vijon megaoperacioni policor i koduar "Tempulli 2". Vihet në pranga një 36-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, shkon në 75 numri i shtetasve të ndaluar. Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë dhe 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro, 630 paund.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7 dhe shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar mbi informacionet e siguruara mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit "Tempulli 2", menjëherë kanë vijuar kontrollet intensive për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

 Si rezultat i kontrolleve u kap dhe ndalua shtetasi F. M., 36 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion