Vijon numërimi për diasporën, PS dominon me dyfish të votave ndaj demokratëve

Aktualitet

Vijon numërimi për diasporën, PS dominon me dyfish të votave

Vijon numërimi për votën e diasporës, teksa deri në këto momente janë numëruar 38 806 zarfa të dërguara nga emigrantët shqiptarë, nga 194 889 të ardhura në total

Edhe tek votat e diasporës ka një dominim të Partisë Socialistet, teksa deri më tani ka dyfishin e votave të PD-së. Socialistët janë në kuotën e 55.30 % me 21 305 vota, ndërsa demokratët në kuotën e 28.42 % me 10 951 vota.

Forcë e tretë, edhe tek votat e diasporës rezulton Nisma Shqipëria Bëhet, e cila është në kuotën 8.20 % me 3 161 vota, teksa nidqet nga Partia Mundësia dhe Lëvizja Bashkë.

Partia Socialiste – 55.30 % – 21 305 vota

Partia Demokratike – 28.42 % – 10 951 vota

Nisma Shqipëria Bëhet – 8.20 % – 3 161 vota

Partia Mundësia – 3.05 % – 1 176 vota

Lëvizja Bashkë – 2.42 % – 934 vota

Partia Social-Demokrate – 0.94 % – 361 vota

Kolaicioni Euroatlantik – 0.64 % – 248 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare – 0.59 % – 227 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim – 0.26 % – 100 vota

Lëvizja Atdheu – 0.13 % – 49 vota

Partia Aleanca Demokracia e Re – 0.04 % – 16 vota

ME TE LEXUARAT