Vijojnë skandalet në burgjet britanike, shqiptari i dënuar: Kemi bërë s*ks me gardianet për 2000 paund

The Sun ka zbuluar një skandal, se si të burgosurit shqiptarë paguajnë para dhe kryejnë marrëdhënie seksuale me oficeret femra të burgut.
“Gangsterët që vuajnë dënimin në burgjet britanike kanë pohuar se kanë paguar oficeret femra të burgut deri në 2000 paund për seks në qelitë e tyre të burgut”, shkruan “The Sun”.
Një ish i dënuar shqiptar tha në një bisedë në TikTok : “Ne shqiptarët kemi kryer marrëdhënie me oficere femra burgu për 2,000 £”.
Në të njëjtën bisedë në internet, një tjetër shqiptar, vrasësi i burgosur Eugert Merizaj , tregoi se si kishte “lidhur” një roje femër me një tjetër të burgosur.
Ai tha se shpesh përpiqej të shmangte marrëdhëniet seksuale me stafin e burgut. “Unë nuk i prek punonjëset femra të burgut. Unë nuk dua të marr 12 vjet shtesë”.
Ai madje ka thënë se oficert i shkojnë në dhomë, disa për ta zgjuar, e të tjera për t’i kontrolluar dhomën.
Këto zbulime vijnë pasi muajin e kaluar qarkulloi një video që tregonte një roje femër që dyshohet se bën seks me një të dënuar në qelinë e tij në burgun Wandsworth.


