Vidhnin bankomate duke i tërhequr me kamionë, disa shqiptarë të arrestuar në Spanjë

Aktualitet

Vidhnin bankomate duke i tërhequr me kamionë, disa shqiptarë

Garda Civile Spanjolle ka goditur një bandë të organizuar që vepronte në Alicante, Murcia, Tarragona dhe Madrid, e cila grabiste bankomatet me ndihmën e  kamionëve të vjedhur më parë.

Në operacion janë arrestuar shtatë persona, pjesa më e madhe me origjinë shqiptare.

Numri i të përfshirëve mund të jetë më i madh, pasi janë dy anëtarë të bandës që nuk ishin gjetur në momentin e arrestimeve dhe kontrolleve, ndaj është urdhëruar kërkimi dhe kapja e tyre.

Të arrestuarve u janë sekuestruar mjete të shumta dhe materiale të tjera të lidhura me grabitjet, si dhe 42,720 euro para cash, të marra nga sulmi i tyre i fundit në Barcelonë.

Garda Civile e konsideron bandën e shpërbërë përgjegjëse për të paktën tetë grabitje të bankomateve në shtatë muajt e fundit. Grabitjet e zbardhura janë kryer në Alicante, Valencia, Murcia, Almería, Tarragona dhe Barcelona.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion