Video/ E dhunuan dhe i kërkuan 70 mijë euro, zbulohen pamjet e shtëpisë në Vlorë ku u mbajt peng 39-vjeçari

Aktualitet

Pamjet e shtëpisë në afërsi të Rrugës së Re në Vlorë, ku u mbajt peng për dy javë shqiptari nga Kosova.

Tre shtetasin që janë arrestuar nga policia si të dyshuarit për pengmarrjen janë ishin nga fshatrat e Lumit të Vlorës dhe i kërkonin personit 70 mijë euro.

Të arrestuarit janë Vilson Agaj, Orest Çorapaj dhe Julian Zogaj, ndërsa shqiptari i Kosovës është Fisnik Xhaka.

Dinamika e pengmarrjes

Tre personat nga zonat rurale të Vlorës (fshatrat e Lumit të Vlorës, Bashaj) janë njohur Xhakën në një vend të Bashkimit Europian, në Suedi.

Gjatë kësaj njohjeje, ata kanë kryer marrëveshje të paligjshme për trafik droge. Kosovari i ka lidhur ata me një person tjetër jashtë vendit, dhe vlonjatët kanë dërguar drogën në një vend të BE-së (vend i pacaktuar, pasi të arrestuarit nuk kanë treguar, madje as telefonat e sekuestruar nuk u gjet ky informacion).

Pas kësaj, personi që mori drogën jashtë vendit nuk u ka kthyer paratë vlonjatëve. Për këtë arsye, këta të fundit kanë marrë peng shqiptarin nga Kosova, duke e mbajtur për rreth dy javë, madje kanë ushtruar dhunë me shpresën për të marrë pagesën për mallin.

Motra e shtetasit nga Kosova, që jeton në Suedi dhe kishte dijeni për ngjarjen, kontaktoi Interpolin. Interpoli njoftoi Policinë e Vlorës, e cila, duke përdorur lokacionin e dërguar nga motra, arriti të arrestojë tre personat brenda 15 minutash. Kosovarit, i cili kishte plagë të lehta, iu dha ndihma e parë dhe u lirua. Ndërkohë, autorët nuk kanë pranuar të zbulojnë vendin e saktë ku ishte dërguar droga, në çfarë vendi të BE-së.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion