Video/ Po shikonin gjysmëfinalen Danimarkë-Angli, 1100 policë bastisin 656 biznese, sekuestrohen para dhe...

Aktualitet

Video/ Po shikonin gjysmëfinalen Danimarkë-Angli, 1100 policë

Policia e Shtetit ka publikuar edhe pamjet nga operacioni i koduar “Gjysmëfinalja”, gjatë të cilit u arrestuan gjithsej 35 persona, në të gjithë vendin.

Mbrëmjen e djeshme teksa luhej gjysmëfinalja e dytë për kampionatin europian Danimarkë-Angli, në terren në të gjithë vendin kanë dalë mbi 1100 policë në 12 qarqe të vendit duke ushtruar kontrolle në 656 ambiente ku dyshohet se ushtrohen lojërat e fatit.

Efektivët e Policisë kanë ‘mësyrë’ për të kontrolluar në 656 ambiente në të cilat dyshohej se mund të ushtrohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit, kryesisht në fushën e basteve.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

15 kompujtera, 5 makineta për lojëra fati, 16 tableta që shërbenin për vënie bastesh, 8 tavolina pokeri, 15 DVR, 41 aparate celular, 5 milionë lekë dhe prova të tjera materiale, të cilat shërbimin për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Sipas bluve, operacioni u krye “në zbatim të detyrave të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e territorit, identifikimin, dokumentimin, parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion