Zjarr në zonën e Gërhotit në Gjirokastër, zjarrfikësit ndërhyjnë në terren (VIDEO)

Aktualitet

Zjarr në zonën e Gërhotit në Gjirokastër,

Në Gjirokastër në orët e mesditës të së kësaj të mërkure është shfaqur një zjarr problematik në zonën e Gërhotit. Flakët fillimisht përfshinë një sipërfaqe me shkurre në hyrje të qytetit.

I ndihmuar edhe nga terreni i thatë, zjarri u përhap në një sipërfaqe të gjerë pranë zonës së banuar. Është dashur ndërhyrja e Shërbimit Zjarrfikës për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.

Dyshohet që zjarri është ndezur për shkak bishtave të cigareve të hedhura pa kujdes në këtë zonë. Në këto ditë me temperatura të larta në Gjirokastër janë regjistruar disa zjarre masive në pyje-kullota ndërsa apelohet për evitimin e zjarrvënieve të qëllimshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion