Video/ Makina shpërthen në flakë pranë tunelit të Elbasanit
Lajmifundit
/
5 Korrik 2023, 13:40
Aktualitet

Një makinë ka shpërthyer në flakë teksa ishte duke lëvizur nga Tirana në drejtim të tunelit të Elbasanit.
Nga pamjet e siguruara (Shiko këtu), shihen flakë dhe shtëllunga të mëdha tymi të zi që ngrihen në ajër si pasojë e djegies së mjetit.
Nuk dihet nëse ka të lënduar nga shpërthimi. Sakaq, vlen të theksohet se kemi të bëjmë me një incident të përsëritur. Dy ditë më parë, një tjetër mjet u përfshi nga flakët në zonën e ish-kompleksit Dinamo për shkak të një defekti teknik.


