VIDEO/ Kapet peshkaqeni “Derr” në ujërat e Vlorës
Një nga speciet e rralla të peshkaqenit “Derr” bie në rrjetat e peshkatarëve. Duke qenë se peshkatarët e Qendrës së peshkimit Oriku janë të ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e ekzistencës të kësaj specie morëm kontakt me specialist të fushës
Sipas specialistëve kjo specie është e rrallë, gjendet në thellësi mbi 300 m dhe ushqehet kryesisht me vezët e peshkaqenëve
Ka rënë në rrjeta në zonën e Pashalimanit. Është për të theksuar se kjo zonë në vazhdimësi ka pasur raste të specieve të veçanta
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kjo mbase për faktin e rrymave të veçanta që qarkullojnë në këtë zonë. Kjo specie është në mbrojtje dhe peshkatarët e Radhimës e kanë lëshuar sërish në det.