Video/ 41-vjeçari futet mes makinave në Tiranë dhe bllokon qarkullimin, policia e dërgon në spital

Aktualitet

Video/ 41-vjeçari futet mes makinave në Tiranë dhe bllokon

Një 41-vjeçar është proceduar penalisht nga policia në Tiranë, pasi bllokoi qarkullimin në rrugën e Elbasanit.

Përmes një njoftimi zyrtar blutë e kryeyqtetit bëjnë me dije se 41-vjeçari shfaqi shenja agresiviteti dhe ç’rregullime në sjellje kundrejt qytetarëve.

Mësohet se ai u neutralizua dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore nga efektivët.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juriduksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin e huaj E. T., 41 vjeç.

Ky shtetas ditën e sotme, në Rrugën e Elbasanit, ka shfaqur shenja agresiviteti dhe ç’rregullime në sjellje, dhe ka bllokuar lëvizjen e automjeteve. Gjithashtu, gjatë neutralizimit, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. 41-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion