Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve, zbardhet dëshmia e bashkëshortit: E bëri për shkak të Tik Tok-ut

Vazhdojnë hetimet në lidhje me vetëvrasjen e 41 vjeçares nga Vadardha e Sukthit, Bedrie Loka.
Burime policore bëjnë të ditur se po hetojnë specialistët e krimeve kibernetike që po meren me telefonin e bashkëshortit të saj, Xhemal Loka.
Deri tani bëhet e ditur se në telefonin e tij është gjetur një video kërcënuese me gjuhë ofenduese.
Video është rregjistruar gjatë ditëve të fundit te vitit, pak para vetëvrasjes, ndërkohë që dyshohet se ajo mund te jetë filmuar nga njeri prej fëmijëve.
Duke mare shkas nga kjo video, ekspertët e krimeve kibernetike po meren me rikthimin e të gjitha videoeve të tjera që ka në këtë telefon.
Gjithashtu, po punohet edhe për gjetjen e autorit ose autores që ka hapur profilin fals në TikTok, pasi policia nuk ka pranuar se pas këtij veprimi është një e afërme e viktimës që jeton në Itali.
Specialistët po mundohen të gjejne me anë të IP autorin/autoren që hapi profilin dhe vendodhjen e tij.
Ditën e djeshme policia arrestoi 45 vjeçarin Xhemal Loka nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes dhe armëmbajtje pa leje.
Tashmë 45 vjeçari është në pritje të zhvillimit të seancës për vlerësimin e masës së sigurisë.
Në dosjen e siguruar është zbardhur edhe dëshmia e dhënë nga bashkëshorti, i cili mohon të ketë lidhje me ngjarjen.
“Nuk e kam dhunuar gruan. Bashkëshorten e kisha për shtëpi, nuk e çova drejt vetëvrasjes. Vetëvrasja e saj erdhi si pasojë e postimeve të TikTok-ut. Kemi pasur konflikte si çdo familje, por gruan e doja. E kam dashur si nënën e fëmijëve të mi.
Në mëngjes kam parë që kishte pirë helm dhe e kam çuar me shpejtësi drejt spitalit të Durrësit për ta shpëtuar. Gruan time e dua dhe nuk e kam dhunuar”, ka deklaruar Xhemal Loka, bashkëshorti i 41-vjeçares, e cila i dha fund jetës duke pire fotoksinë.”


