Vetëvaret në banesë 89-vjeçari në Himarë, gjendet i pajetë nga familjarët
Lajmifundit
/
3 September 2021, 09:02
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Himarë. Mësohet se një 89-vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesën e tij, pa asnjë shenjë dhune. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, duke punuar për zbardhjen e shkakut të këtij veprimi të rëndë.
“Himarë/ Në Qeparo, është gjetur nga familjarët e tij në banesë pa shenja jete shtetasi D. K., 89 vjeç, dyshohet i vetëvarur. Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


