Vendosën trit*ol në lokalin e familjarëve të Bledar Birçajt në Vlorë/ Ndalohen dy persona të dyshuar

Aktualitet

Vendosën trit*ol në lokalin e familjarëve të Bledar

Policia e Vlorës ka arrestuar dy autorët e dyshuar, të cilët vendosën tritol në lokalin në pronësi të familjes së Bledar Birçajt, i ekzekutuar me armë zjarri në 2021.

Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit, ku si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale.

Mësohet se autori, i cili ka qenë i maskuar ka vendosur eksploziv me fitil dhe pasi e ka ndezur, ai është larguar mes pallateve në zonën e Ujit të Ftohtë.

Ekzekutimi i Birçajt

Bledar Birçaj u qëllua  me kallashnikov teksa po lëvizte me automjetin e tij “BMW” X5 në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit, ngjarje e ndodhur në 10 maj 2021.

Birçaj ka qenë i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë, të cilët i shpëtuan mrekullisht plumbave.

Dy persona të pajisur me kallashnikov i zunë pritë dhe qëlluan drejt mjetit që drejtohej nga Birçaj.

Fatmirësisht personi tjetër, polici i anti-drogës Granit Deromemaj, që ishte edhe shok me viktimën ka shpëtuar mrekullisht.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion