Vëllezërit sulmojnë me thikë 26-vjeçarin pas sherrit për motive të dobëta, arrestohet njëri prej tyre

Aktualitet

Vëllezërit sulmojnë me thikë 26-vjeçarin pas sherrit

Një 26-vjeçar në Vlorë është plagosur me thikë nga dy vëllezër.

Njëri prej vëllezërve është arrestuar në flagrancë nga policia, ndërsa tjetri u procedua në gjendje të lirë.

Dyshohet se ngjarja ndodhi për motive të dobëta.

26-vjeçari i plagosur ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 29 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë si dhe proceduan në gjendje të lirë vëllain e tij, shtetasin F. B., 33 vjeç, pasi më datë 24.07.2025, rreth orës 10:00, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me mjet prerës (thikë), në pjesën e supit, shtetasin A. T., 26 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion