Vdiq gabimisht në atentat, motra e Flutura Bashës: Bashkimin vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë

Aktualitet

Vdiq gabimisht në atentat, motra e Flutura Bashës: Bashkimin

Atentati i ndodhur në Shkodër pak ditë më parë i mori jetën dy personave, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ndërsa humbi jetën edhe Flutura Basha, e cili ndodhej rastësisht aty, duke qenë se po udhëtonte me bashkëshortin me motor.

Motra e viktimës, Flutura Bashës, foli sot ekskluzivisht në emisionin “me Zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti, në News24, ku deklaroi se ishte fati i saj i keq pasi ndodhej në vendin dhe në kohën e gabuar. Ajo rrëfeu edhe momentin se si e kishte marrë vesh lajmin, teksa më tej zbuloi për gjendjen e bashkëshortit të Fluturës, Bashkim Basha, i cili ndodhet në reanimacion në gjendje kritike.

“Fati i saj i keq. Ishte ne vendin e gabuar në kohën e gabuar. Bashkimi është shumë keq. Akoma nuk ka dalë nga gjendja e rrezikut. Më vjen keq për nënat e viktimave thash kur mora vesh për viktimat. Pastaj thanë se ishte edhe një çift, po i thoja tim shoqi mos o zot sikur ta kishim në fis.

Flutura la pas dy vajza dhe një djalë. Bashkimi merrte 100 mijë lekë pension. Kishte 3-4 muaj që kishte nisur punë sanitare. Ishte e kënaqur me punën. Vendngjarja nga shtëpia e Fluturës në vijë ajrore nuk janë as një kilometër larg. Nuk e dimë nëse po ktheheshin në shtëpi apo po shkonin për në punë. Bashkimi është ende në reanimacion, stafi i spitalit po i rri tek koka. Është në intubim, ka dëmtime gjithkund, vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion