Vdekja e Papa Françeskut, 26 prilli shpallet ditë zie në Shqipëri!

Aktualitet

Vdekja e Papa Françeskut, 26 prilli shpallet ditë zie në

Këshilli i Ministrave ka shpallur të shtunën, datë 26 prill 2025, si ditë zie kombëtare, në nderim dhe mirënjohje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje.

Vendimi u mor në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe legjislacionit në fuqi, me propozim të Kryeministrit.

Gjatë kësaj dite zie flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, ndërsa të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private, janë ftuar të transmetojnë muzikë funebër në shenjë respekti.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion