Vdekja e 17-vjeçares nga meningjiti/ Drejtori i shkollës: Ndodhi papritur, u shokuam…

Aktualitet

Vdekja e 17-vjeçares nga meningjiti/ Drejtori i shkollës: Ndodhi

17-vjeçarja Noela Caka nxënëse e gjimnazit “Leonik Tomeo” në Durrës, ka ndërruar jetë paraditen e 15 dhjetorit në spitalin infektiv të Tiranës për shkak të meningjitit akut. Ajo fillimisht e shtruar në spitalin rajonal të Durrësit, por më pas transferuar në Tiranë për shkak të gjendjes së rënduar, pasi mjekët e Durrësit menduan se kishte nevojë për ndërhyrje më të specializuar.

Shokët dhe shoqet e klasës dhe shkollës në të cilën Noela ndiqte studimet mësohet morën pjesë dje në ceremoninë mortore ndërsa në bankën e saj janë vendosur dhe lule. Tomor Agalliu, drejtori i gjimanzit ku studionte e ndjera, tha për mediat se kjo ishte e papritur për ta dhe se janë të shokuar. Ai shtoi se s’ka patur shqetësim më parë dhe menjëherë e kanë çuar në urgjencë në spitalin e Durrësit.

“Me dhimbje të thellë po konfirmoj një lajm shumë të hidhur që i ndodhi këto ditë një ish-nxënëseje, maturante, klasa e 12. Ishte një nxënëse që spikaste, evidentohej, ishte aktive në veprimtari dhe mungesa e saj ndihet shumë. Ndodhi papritur, u shokuam të gjithë. Në orët e para të ditës së shtunë, ora 3 e mëngjesit sipas bisedave që kam patur me familjarët, një temperaturë e lartë papritur.

S’ka patur shqetësim më parë dhe menjëherë e kanë çuar në urgjencë në spitalin e Durrësit. Kanë parë situatën e rënduar dhe e kanë nisur për Tiranë dhe ka qenë fatale për vajzën. Humbje e madhe për familjen dhe ne, që ende vazhdojmë të lotojmë për nxënësen tonë. Dje e përcollëm siç e meritonte, me shumë nxënës e mësues, e mbuluam me lule duke shpresuar se shpirti i saj do jetë në parajsë. Sot ka qenë ditë e parë me mungesën e saj, një ditë e dhimbshme”, tha drejtori i gjimnazit.

Zyra Vendore e Arsimit në Durrës ka ndjekur masat që po merren edhe në gjimnazin “Leonik Tomeo” ku mësonte 17-vjeçarja. Ambientet e shkollës janë dezinfektuar, ndërsa autoritetet shëndetësore po gjurmojnë personat që kanë pasur kontakte me të.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion