Vatra të shumta në Delvinë, mbyllet tuneli i Skërficës! Ja zonat më problematike

Aktualitet

Vatra të shumta në Delvinë, mbyllet tuneli i Skërficës!

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se tuneli i Skërficës që lidh Gjirokastrës me Sarandën dhe kalon përmes Delvinës, është mbyllur përkohësisht për qarkullimin e mjeteve për shkak të tymit nga zjarret.

Në një prononcim për Report Tv, Vengu pohoi se tuneli është mbyllur për të shmangur aksidentet.“Kemi bërë mbylljen e përkohshme të tunelit të Skërficës për arsye të tymit që të mos shkaktohen aksidente të mundshme deri në stabilizimin e situatës. Vijon qarkullimi nga ana e Muzinës”, deklaroi ministri i Mbrojtjes.

Ministri Vengu bëri edhe një përllogaritje të dëmeve të shkaktuara nga zjarret në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz. Sipas tij, janë djegur 8 banesa në total. Ministri theksoi se brenda pak orësh, banorët e evakuuar mund të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Në fshatin Palavli asnjë banesë të djegur, në Vergo 5 banesa të djegura dhe Kopaçëz 3 banesa të djegura. Kanë qenë banesa të abandonuara. Brenda pak orëve mund të jemi në gjendje t’u themi banorëve që të rikthehen në banesat e tyre”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion