Vatër zjarri në Durrës/ Flakët pranë tregut të fruta-perimeve, një i moshuar përfundon në urgjencë
Lajmifundit
/
18 Prill 2026, 17:03
Aktualitet

Një vatër zjarri është shfaqur pranë tregut të fruta-perimeve në Durrës, duke shkaktuar alarm te banorët dhe bizneset në zonë.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë shpejt për vënien nën kontroll të flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre në hapësirat përreth.
Si pasojë e tymit, një i moshuar dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është transportuar me autoambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Paraprakisht, dyshohet se zjarri ka rënë në një hapësirë ku ishin grumbulluar kuti kartoni dhe kjo ka favorizuar përhapjen e flakëve./Top Chanel


