Varka pësoi defekt gjatë lundrimit, shpëtohen tre peshkatarët në Gjirin e Gramës

Aktualitet
Varka pësoi defekt gjatë lundrimit, shpëtohen tre


Policia Kufitare Dhërmi i vjen në ndihmë tre peshkatarëve që kërkuan ndihmë pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt gjatë lundrimit.

Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi, pas marrjes së njoftimit rreth orës 12:15, se tre peshkatarë në zonën e Gjirit të Gramës kishin nevojë për ndihmë, u angazhua menjëherë, duke nisur mjetin lundrues të SPK Dhërmi drejt tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan mjetin lundrues të drejtuar nga shtetasi me iniciale F. Sh., 48 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte me dy persona të tjerë në bord. Të gjithë personat ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Mjeti lundrues u shoqërua pa probleme për në molin e Porto Palermos, ku u krye verifikimi i dokumentacionit, që rezultoi i rregullt.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion