Varhelyi nesër në Tiranë për vaksinat, takime me Ramën e Bashën

Aktualitet

Varhelyi nesër në Tiranë për vaksinat, takime me Ramën

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi, mbërrin nesër në Tiranë, ku edhe do të dorëzojë sasitë e para të vaksinave të Pfizer të sponsorizuara nga BE.

Gjatë vizitës së tij komisioneri Evropian do të takohet me Kreyministrin Edi Rama, me të cilin do të zhvillojë edhe një konferencë në orën 10:00, konfirmo zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë.

Në fund të fund të vizitës së tij të shkurtër në Tiranë, ai do të zhvillojë edhe një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, orari për të cilin nuk është përcaktuar ende.

Të hënën komisioneri Evropian ka nisur turin e tij në Ballkanin Perëndimor. E para ndalesë për Varhelyi ishte Serbia, ku ai u takua me kryeministren Ana Bërnabiç. Ditën e sotme komisioneri ka qëndruar në Bosnjë Hercegovinë, më pas do të ndalet në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Vizitën e tij ai do ta mbyllë në Kosovë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion