Vaksina kineze, Silva Bino publikon faktet e reja: 86% efektive në parandalimin e vdekjeve

Aktualitet

Vaksina kineze, Silva Bino publikon faktet e reja: 86% efektive në

Shefja e Epidemioligjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë me dije faktet më të reja për efikasitetin e vaksinës kineze.

Bino i referohet një studimi të publikuar më 17 maj në Kili për Coronavac, ku shkruan se kjo vaksinë është 90,3% efektive në parandalimin e shtrimeve në kujdesin intensiv dhe 86% efektive në parandalimin e vdekjeve.

"Nga studimi i perditesuar ne daten 17 Maj ne Kili per Coronavac;

-  65,3% efektive ne parandalimin e COVID -19 simptomatik


– 87% efektive ne parandalimin  e shtrimeve ne spital


– 90,3% efektive ne parandalimin e shtrimeve ne kujdesin intensiv

– 86% efektive ne parandalimin e vdekjeve", shkruan Bino.
Vaksina kineze, Coronavac është një nga katër vaksinat që po përdoren në vendin tonë mes Pfizer, AstraZeneca dhe Sputnik V.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion