Vajza 10 vjece u largua pa gjurmë nga shkolla në Tiranë, gjendet disa orë më vonë tek...gjyshërit!

Aktualitet

Vajza 10 vjece u largua pa gjurmë nga shkolla në Tiranë, gjendet

Largimi i nje vajze 10 vjecare nga shkolla ne zonen e Freskut ne Tirane ka alarmuar policine nderkohe qe pas kerkimeve ajo eshte gjetur tek prinderit e saj ne Laprake.

Njoftimi i policise:

Ditën e sotme, rreth orës 14:50, është marrë njoftim se një nxënëse 10 vjeçe, që frekuenton një shkollë në zonën e Freskut, është larguar nga ambientet e shkollës pa dijeninë e prindërve dhe stafit të shkollës dhe nuk dihej vendndodhja e saj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 pas marrjes së njoftimit janë angazhuar maksimalisht për gjetjen e saj me anë të shërbimeve të terrenit dhe duke këqyrur kamerat e sigurisë të bizneseve përreth shkollës.

Pas kryerjes së verifikimeve në terren është bërë lokalizimi i 10-vjeçares, e cila është gjetur në banesën e gjyshërve të saj, në zonën e Laprakës.

E mitura është intervistuar në prani në prindërve dhe psikologëve dhe gjatë intervistimit ka deklaruar se është larguar nga shkolla me dëshirë.

ME TE LEXUARAT