Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, vihet në pranga 31-vjeçari

Aktualitet

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, vihet në pranga

Policia ka vënë në pranga një 31-vjeçar në Korçë, i cili ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. E dhunuara është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

“Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë  Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin: F. S., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT