Urimi i Xhensilës për veten e saj në këtë datëlindje, mesazh edhe për Besin?

Aktualitet

Urimi i Xhensilës për veten e saj në këtë

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por asnjëri nga palët nuk dha një deklaratë. Kësaj radhe ka qenë Besi i cili në një rrëfim të fundit në një program tha se janë të ndarë dhe se fëmijët jetojnë me Xhensilën.

Ditën e djeshme këngëtarja ka festuar 30-vjetorin e lindjes, ku së bashku me një rreth të ngushtë shoqëror ka organizuar një mbrëmje private. Së bashku me mikeshat e saj nuk mund të mungonin edhe fëmijët e saj, ku disa nga pamjet edhe janë publikuar në rrjete sociale.

Kanë qenë miqtë e shumtë të këngëtares dhe shumë fansa që e kanë uruar në rrjetin social Instagram duke postuar foto dhe duke i dhuruar lule. Para disa minutash ajo ka postuar disa foto dhe video në një carosel ku i ka falenderuar të gjithë për urimet, por ajo që mori vëmendjen ishte edhe ‘caption’-i që ajo kishte shkruar:

Dy duar, dy fëmijë, një zemër e vetme për ta! #mëshumës’kavend

Ps. Faleminderit për çdo urim të përzemërt që më keni dërguar.

Rikujtojmë gjithashtu se së fundmi këngëtarja ka publikuar këngën e saj të re, e cila është një baladë dashurie dhe titullohet “Zemër e helmuar”.

Urimi i Xhensilës për veten e saj në këtë

Ajo ka postuar në Instagram një pjesë nga kënga e re, ku shkrimi në të duket se tashmë merr kuptim, pasi ka treguar se tani është një fillim i ri për të. Edhe pse kjo mumd të jetë marrë si një fillim i ri në karrierën e saj muzikore, kjo nuk është hera e parë që Xhensila publikon balada dashurie.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion