Urdhërarrest nga SPAK për Mir Pepën! Motrat Berisha u përleshën me modelen Klea Prenga për biznesmenin disa kohë më parë

SPAK ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër trafikut të lëndëve narkotike në vend.
Sipas raportimeve mediatike, janë lëshuar 11 urdhër-arreste, ndër të cilët përfshihet edhe biznesmeni Jetmir Pepa, pronar i kompanisë “Pepa Group”. Megjithatë, mësohet se urdhër-arresti ndaj tij nuk është ekzekutuar, pasi ai ndodhet jashtë territorit të Shqipërisë.
Operacioni ka në shënjestër një grup të dyshuar të përfshirë në trafikun e drogës, ndërsa disa persona janë ndaluar.
Jetmir Pepa është një emër i njohur në botën e biznesit në Shqipëri dhe shpesh është përfolur për jetën e tij luksoze. Ai ka qenë më herët në një lidhje me motrën e modeles Oriola Marashi, si dhe është ish-bashkëshort i Mariela Berisha, motra e Antonela Berisha.
Kjo e fundit, së bashku me motrën e saj, u përfshi në një ngjarje të rëndë në gusht të vitit 2024, ku dhunuan blogeren Klea Prenga, teksa ajo ndodhej në një restorant në Tiranë.