Urdhër-arrestet e SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara për tendera në AKSHI

Aktualitet

Urdhër-arrestet e SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për

Detaje të reja dalin nga aksioni me urdhër të SPAK ku janë lëshuar urdhër arreste.

Biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara për tendera në AKSHI.

“Pengmarrje, dhunë dhe shantazh ky është skandali që SPAK ka zbuluar. Në masën e arrestit shtëpiak është dërguar Hava Delibashi dhe Mirlinda Karçanaj”, informon gazetarja.

Sipas burimeve, tenderat nën hetim nga SPAK kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e thesarit të shtetit dhe me administrimin e dosjeve gjyqësore.

“Së pari është tenderi për mirëmbajtjen e thesarit të shtetit, ka dyshime të forta se grupi i strukturuar kriminal, ku bëjnë pjesë biznesmenët Agasi dhe Beqiri, kishin në dorë të gjitha të dhënat, transaksionet brenda dhe jashtë vendit për të gjitha të dhënat për shtetas shqiptarë e të huaj, kompanitë, por edhe njerëz të ekspozuar politikisht,

Dhe së dyti, tenderi që lidhet me administrimin e dosjeve gjyqësore konkretisht ky grup i strukturuar kriminal, sipas SPAK, dyshohet se kishte në dorë të gjitha të dhënat që lidheshin me dosjet gjyqësore, caktimin e gjyqtarëve, por ecurinë e seancave”, informoi Klodiana Lala.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion