“Ulu atje!”/ Tensione dhe debate në Këshillin Bashkiak të Maliqit, i moshuari kërcënon t’i godasë më shkop

Është braktisur nga këshilltarët e majtë mbledhja e Këshillit Bashkiak në Maliq, e cila ishte thirrur jashtë radhe për të diskutuar mbi Reformën Territoriale.
Mbledhja zgjati rreth 20 minuta, ndërkohë që në rendin e ditës ishte parashikuar miratimi i qëndrimit zyrtar të Këshillit Bashkiak Maliq, për t’ia përcjellë Kuvendit të Shqipërisë në kuadër të procesit të rishikimit të ndarjes administrativo-territoriale.
Mbledhja ishte njoftuar të zhvillohej rreth orës 10:00, por për shkak të deklaratës së grupit të këshilltarëve të majtë, ku thanë se nuk do të shpreheshin me vendimmarrje në lidhje me propozimin që duhet t’i dërgohet Parlamentit, kryetari i Këshillit ka deklaruar mbylljen e mbledhjes.
Kjo ka shkaktuar reagime nga këshilltarët e opozitës dhe qytetarët.


