Urdhëri për staf të ri/ Japin dorëheqjen nënkryetarët në Librazhd dhe administratorët e njësive administrative!

Aktualitet

Urdhëri për staf të ri/ Japin dorëheqjen

Pas disa orësh diskutimesh që zgjatën deri në orën 17:30 të kësaj të hëne, edhe në Bashkinë e Librazhdit është zbatuar kërkesa e Kryeministrit Edi Rama për dorëheqje në funksion të ristrukturimit të administratës vendore.

Në përfundim të mbledhjes, kanë dhënë dorëheqjen nënkryetarët e bashkisë, administratorët e njësive administrative si dhe të gjithë drejtorët e institucioneve që kishin të paktën dy vjet në detyrë.

Ky zhvillim vjen si pjesë e një nisme më të gjerë për të sjellë frymë të re në drejtimin vendor dhe për të rritur efektivitetin e administratës publike në nivel lokal.

Ndërkohë, paraditen e sotme në këtë qark, dorëheqje masive u raportuan edhe në bashkinë e Elbasanit, ndërsa nuk ka njoftime zyrtare ende nga bashkitë Prrenjas, Gramsh, Cërrik, Belsh e Peqin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion