Ulet çmimi i energjisë elektrike nga 1 shkurti, ja kategoritë përfituese

Aktualitet

Ulet çmimi i energjisë elektrike nga 1 shkurti, ja kategoritë

 Prej datës 1 shkurt të këtij viti do të nisë ulja e çmimit të energjisë elektrike, që do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, çka do të thotë se për bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore apo për furrat e bukës nuk do të ketë ndryshime.

Enti Rregullator i Energjisë do të nisë të martën shqyrtimin e aplikimit për çmimin e shitjes me Pakicë për Klientët e Shërbimit Universal për periudhën 1 shkurt-31 dhjetor 2025 për të përcaktuar dhe nivelin e ri të tarifave. Çmimi aktual që paguajnë familjet shqiptare për energjinë është 9.5 lekë, pa TVSH apo 11.4 lekë, me TVSH. Ndërkohë që aplikimi që ka depozituar Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk është bërë publik, duke mos dhënë informacione mbi nivelin e ri të çmimit të kërkuar nga ky dikaster.

Ndryshimi i tarifave që paguajnë familjet për energjisë elektrike u paralajmërua nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku është bërë me dije se vendimi bazohet në performancën pozitive të kompanive publike të energjisë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion