Ulen temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme, 18 mars 2025
Lajmifundit
/
18 Mars 2025, 07:50
Aktualitet

E marta parashikohet të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, por me temperatura të ulëta.
Sipas meterologeve, vranësirat nuk do të mungojnë, por më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe jugore.
Temperaturat kanë shënuar ulje, teksa këtë mëngjes kanë shënuar 1 gradë Celsius. Gjatë ditës vlera maksimale pritet të jetë 12 gradë Celsius.
Era do të fryjë me shpejtësi 60 km/h, duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.


