Udhëtimet drejt Italisë, Ministria e Jashtme tregon se çfarë duhet të dini për të kaluar kufirin

Aktualitet

Udhëtimet drejt Italisë, Ministria e Jashtme tregon se

Ministria e Jashtme ka njoftuar të gjithë qytetarët që duan të udhtëtojnë në Itali në lidhje me rregullat që duhet të plotësojnë:

Ministria për Evropën dhe Punë e Jashtme njofton se në bazë të Dekretit më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, Shqipëria vazhdon të mbetet në vendet e listës D https://bit.ly/3mM8wEY

Duke nisur nga data 30 gusht deri në 25 tetor 2021, çdo qytetar që udhëton drejt Italisë duhet të paraqesë:

Çertifikatën e gjelbër Covid-19, që vërteton vaksinimin e plotë ose një çertifikatë të ngjashme të lëshuar nga autoritetet kompetente shëndetësore vendase që deklaron përfundimin e vaksinimit;

Çertifikata mund të jetë në formë dixhitale ose e printuar;

Shteti italian njeh vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca , Jonhson & Johnson.

Test molekular PCR ose antigjenik, kryer brenda 72 orëve para nisjes;

Formularin PLF https://app.euplf.eu/

Në rast së mospasjes së dokumentave të mësipërme, është e detyrueshme një periudhë vetëizolimi prej 5 ditësh në Itali, në adresën e treguar në Formularin e Deklarimit të Pasagjerit (PLF) dhe duhet të kryeni test në fund të periudhës 5 ditore;

Nuk kërkohet një motiv për udhëtimin, si nevoja për punë ose studim, arsye shëndetësore, urgjencë absolute, kthim në shtëpi;

Fëmijët nën moshën 6 vjeç përjashtohen nga testimi molekular ose antigjen.

Për më shumë informacion rreth kritereve të udhëtimit në Itali dhe kategoritë që përjashtohen nga vetëizolimi, klikoni në linkun https://bit.ly/38u0NTs

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion