U zhduk pasi hyri në det për t’u larë, ky është 57-vjeçari portugez që u gjet i mbytur në Sarandë

Aktualitet

U zhduk pasi hyri në det për t’u larë, ky është

Një 57-vjeçar nga Portugalia, i cili u zhduk ditën e djeshme pasi hyri në det për t’u larë është gjetur sot i pajetë. Ai u raportua i zhdukur pasditen e të dielës në vendin e quajtur “Buka e Vivarit” në Sarandë.

57-vjeçari u gjet ditën e sotme nga shërbimet e Policisë kufitare, të cilat e lokalizuan trupin e pajetë në afërsi të zonës ku ishte parë për herë të fundit. Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e autopsisë, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes, e cila dyshohet paraprakisht të jetë shkaktuar nga mbytja në det.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 27.07.2025, lidhur me shtetasin portugez A. G., 57 vjeç, i cili ishte raportuar i zhdukur në det, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, ju informojmë se: Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë bërë të mundur gjetjen në det të trupit të pajetë të këtij shtetasi, në afërsi të zonës ku ai ishte parë për herë të fundit.

Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e autopsisë, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes, e cila dyshohet paraprakisht të jetë shkaktuar nga mbytja në det. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion