''U zgjuam dhe pamë policinë! / Rrëfimi i pushuesit të tronditur pas vrasjes së 20-vjeçarit në Ksamil

Aktualitet

''U zgjuam dhe pamë policinë! / Rrëfimi i pushuesit

Një pushues ka rrëfyer momentet e tmerrit të përjetuara nga vrasja e 20-vjeçarit Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil, në ambientet e hotelit Principote.

Ai u shpreh se ishin shumë të trembur dhe donin të largoheshin nga vendi që kishin zgjedhur për pushime.

“Ne kur u ngritëm sot në mëngjes, nuk e prisnim, se ishim me pushime, donim të ndërronim edhe vendin. Jemi trembur shumë, se është një ngjarje shumë e rëndë.

Ne kemi ardhur me pushime për të ndenjur qetësi. Çdo darkë këtu ka muzikë dhe dëgjohej edhe muzika kur je te hoteli. Ne u çuam në orën 7 për të bërë mëngjesin dhe vetëm kur pamë policinë që kishte rrethuar vendin, ishte një ngjarje shumë e rëndë”, tha pushuesi.

ME TE LEXUARAT