U vra me thikë në burgun e Greqisë, kush ishte Jani Aliaj, i shumëkërkuari për ekzekutimin e Elton Çiços

Aktualitet

U vra me thikë në burgun e Greqisë, kush ishte Jani Aliaj, i

Jani Aliaj, 49-vjeçari nga Tepelena është i burgosuri që u vra sot nga një tjetër person i dënuar në burgun e Koridhalos në Greqi.

Aliaj mësohet se u godit me thikë brenda në qelinë e tij, nga i njëjti person që cilësohet vrasës me pagesë dhe më herët ka vrarë një tjetër shqiptar, Artur Bashimin.

Jani Aliaj rezulton person i rrezikshëm në Shqipëri, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços në 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Gjithashtu ai rezulton i kërkuar edhe për një ngjarje të ndodhur në vitin 2015 në Përmet, ku tentativa e vjedhjes së një sasie të madhe droge përfundoi me të plagosur. Për atë ngjarje Aliaj kërkohej për tre akuza.

Gjithashtu Jani Aliaj ishte dënuar për vrasjen e një shqiptari, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje, ngjarje të ndodhura në Athinë në vitin 2006.

Kush ishte Jani Aliaj

Jani Aliaj u dënua me burg përjetë për vrasjen e Elton Çiços në ish-Bllok më 1 maj 2016. Aliaj hyri brenda një lokali pranë stadiumit “Selman Stermasi” në Tiranë dhe i maskuar me paruke qëlloi Elton Çiçon në tavolinën ku ishte ulur në shoqërinë e disa personave të tjerë. Pas krimit, Jani Aliaj arriti të largohet dhe u shpall në kërkim me akuzën e vrasjes për hakmarrje. Ndërsa në pranga ra Renato Milloshi i cili në 2017 u dënua me 8 muaj burg nga Gjykata e Tiranës për moskallëzim krimi. Në maj 2018, Gjykata e Tiranës dënoi Jani Aliaj u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm si autor i vrasjes së Elton Çiços.  Ndërsa më 9 Qershor 2023, Apeli i GJKKO la në fuqi konfiskimin e 7 pasurive në emër të familjarëve të Jani Aliajt. Katër njësi tregtare, ullishte dhe një vilë në Borsh i kaluan shtetit.  Jani Aliaj dhe Elton Çiço kanë qenë shokë mes tyre, të dy me origjinë nga Tepelena. Armiqësia lindi për shkak të një vrasjeje në vitin 2000. Jani Aliaj qëlloi për vdekje me thikë E. Ballazhiun, në fshatin Zhabakin. Ballazhiu, 20 vjeç, ishte shok fëmijërie me Elton Çiçon.

ME TE LEXUARAT