U shkarkua nga Presidenca, SPAK i beson Edvin Shvarc detyrën e rëndësishme!

Aktualitet

U shkarkua nga Presidenca, SPAK i beson Edvin Shvarc detyrën e

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka emëruar sot Edvin Shvarc si përgjegjës të sektorit të raportimeve.

Shvarc më herët mbante postin e drejtorit të informimit publik dhe marrëdhënieve me jashtë në Presidencë, deri sa u shkarkua me vendim të presidentit Bajram Begaj. Në shkresën e firmosur nga sekretari i përgjithshëm i presidentit thuhet se largimi nga kjo detyrë, pas dy dekadash, është bërë për shkak të pa-njehsimit të diplomës së tij të huaj nga ministria përkatëse e Arsimit.

Po ashtu, Shvarc i kërkohej që të bëjë dorëzimin e të gjitha materialeve dhe dokumentacioneve.

Edvin Shvarc është djali i përkthyesit të mirënjohur, Robert Shvarc. Robert Shvarc, i lindur në Sarajevë, me baba hebre nga Austria dhe nënën nga Elbasani, u rrit dhe jetoi në Shkodër, ku në moshën gjashtë vjeçare nisi të mësonte gjuhën shqipe, dhe të bëhej përkthyesi më i mirë i shekullit XXI nga gjuha gjermane në shqip.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion