U rikthye sot në atdhe/ Historia e dhimbshme e Hajrie Taushanit, e moshuara që udhëtoi drejt Sirisë për nipërit

Aktualitet

U rikthye sot në atdhe/ Historia e dhimbshme e Hajrie Taushanit, e moshuara
Pesë shqiptarë, mes tyre tre fëmijë dhe një 79-vjeçare, janë riatdhesuar nga Siria dhe kanë mbërritur në Tiranë pak pas mesnatës së 26 gushtit. 

Pamjet e mbërritjes në Tiranë tregojnë momentet e kthimit të tyre në Shqipëri, pas përfundimit të operacionit të riatdhesimit të koordinuar nga autoritetet shqiptare dhe institucionet e vendeve të përfshira në këtë proces.

Mes të riatdhesuarve është edhe 79-vjeçarja Hajrie Taushani. Ajo kishte udhëtuar drejt Sirisë pas humbjes së djalit të saj, i cili ishte larguar drejt këtij vendi për t’iu bashkuar formacioneve të ISIS-it.

Taushani kishte shkuar për të marrë dhe për tu kujdesur për nipërit e saj.

Pas rënies së strukturave territoriale të ISIS-it, 79-vjeçarja kishte mbetur në kampin Al-Hol, ku ka jetuar në kushte të vështira, ndërsa vijonte të kujdesej për fëmijë të mitur, përfshirë edhe dy fëmijë jetimë që ndodheshin nën kujdesin e saj.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bëri me dije se operacioni u realizua në koordinim me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore shqiptare, si dhe autoritetet e vendeve të tjera të përfshira.

Pas mbërritjes në Shqipëri, pesë shtetasit do t’i nënshtrohen kontrolleve shëndetësore dhe vlerësimeve psikosociale, përpara se të vijojë procesi i akomodimit, rehabilitimit dhe riintegrimit të tyre

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion